Dritan Xhindoli ky që shihni në këtë foto ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit tashmë është arrestuar.

Ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Bolonjës në vitin 2013 për veprat penale të “Vjedhjes” si dhe “”Falsifikimit të dokumentave”.

39-vjeçari u arrestua në Durrës mbrëmjën e 21 Shtatorit ( 6 ditë më parë ),pas insistimit dhe presionit të fortë të autoriteteve italiane

Por ato që bëjn përshtypje janë disa gjëra.
Urdhëri i arrestimit të tij është mbajtur i fshehtë dhe është bërë çdo përpjekje që të mos zbatohet që nga viti 2013 kohë në të cilën Zyra Qëndrore e Interpolit ka sjellë vendimin e shpalljes në kërkim bashkëngjitur dhe vendimin e dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës e cila mban datën 15 Shkurt 2013.

Dritan Xhindoli me gradën Komisar u rrit në detyrë fill pas ndryshimit politik të shtatorit të vitit 2013 me ardhjen e qeverisë së re.

Fillimisht u emëruar në detyrën e Shefit të Sektorit të Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës , detyrën të cilën e mbajti rreth 1 vit e gjysëm.

Më pas u emërua në drejtorinë e përgjithshme të policisë në departamentin e krimit të organizuar.

Për punën e mirë ai në vitin 2016, viti i daljes jashtë kontrollit të kultivimit të kanabisit u emërua në një tjetër detyrë të rëndësishme, zv/drejtor i kufirit në Policinë e Vlorës. Me detyrë ruajtjen e kufirit ujor nga trafiku i paligjshëm i kanabisit drejt Italisë.
Në këtë kohë autoritet ligjzbatuese të vendit fqinj hulumtuan dhe përgatitën një dosje rreth backgroundit profesional dhe të shkuarës së Xhindolit gjatë kohës që ai ishte emigrant në Itali dhe dhe vënde të tjera të BE.


Në fund të vitit 2016 autoritet italiane i sugjeruan drejtorit të përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe Ministrit të Brendshëm të asaj kohe që të shkarkonin nga detyra Xhindolin dhe ti hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjes.
Nën justifikimin e emrit të mëparshëm që mbante Xhindoli si Artan dhe jo Dritan , drejtuesit e lartë të uniformave blu u theksuan autoriteteve italiane se në policinë e shtetit nuk ka asnjë person me emrin Dritan Xhindoli. Do ishte krahasimi i gjurmëve daktiloskopike ai i cili do provonte katërcipërisht versionin e parë të italianëve se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person.


Pavarësisht kësaj, Interpol Tirana e la në harresë një gjë të tillë dhe nuk ishte e interesuar për të referuar as materialet në prokurori as për të bërë veprime të tjera në bashkërendim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Xhindoli nijhet për lidhjet e tij të fuqishme në Policinë e Shtetit dhe Prokurori.

Sikur të mos mjaftonte kjo me 24.05.2017 Dritan Xhindoli i drejtohet Gjykatës Administrative për të detyruar formalisht Policinë e Shtetit që ti njoh gradën kryekomisar në përputhje me vjetërsinë në shërbim dhe funksionet që kryente në policinë e Shtetit.

Por çfarë ndodh, me datën 09 Qershor 2017 nën presionin e fortë të autoriteteve italiane Dritan Xhindoli  shpallet zyrtarisht në kërkim pasi me një shkresë të kësaj date Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kërkon “gjetja dhe kapja e shtetasit Dritan Xhindoli, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet Italiane, V. penale “Falsifikim dokumentash , parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal. Të Ndalohet” mbyllet urdhëri policor.


Xhindoli duke patur lidhjet e duhura në polici ishte informuar se ndaj tij po përgatitej urdhëri zyrtar për shpalljen në kërkim dhe me një lëvizje të shpejtë ai në ditët e para të qershorit dha dorëheqjen e menjëhershme nga detyra që mbante dhe kërkoi largimin me dëshirë nga policia e shtetit për arsye personale.
Në kohën kur doli urdhëri Xhindoli jo vetëm që nuk ishte më punonjës i policisë por tashmë ishte “zhdukur” pa adresë.
Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar nuk arrinte ta gjente, ndërsa defacto 39-vjeçari me gradën komisar shihej shpesh herë në lokalet pranë ambjenteve të policisë së tiranës.
Pikëpyetjet që shtrohen janë :
1. Përse u mbajt në detyrë Komisar Dritan Xhindoli dhe u promovua 4 vite rrjesht kur ndaj tij kishte që prej 2013 një urdhër kërkimi dhe ndalimi nga Interpoli?
2.Kush i ofroi mbështetje politike apo krimininale komisarit të dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës Italiane ?
3.A duhet të arrestohet ndonjë zyrtar apo ish zyrtar i lartë i policisë apo dhe i Ministrisë së Brendshme për mos zbardhje dhe ekzekutim të vendimit ( si në rastin e urdhërit nga Belgjika për M.Frrokun ku u arrestua shefi i interpol Tirana dhe dha dorëheqjen drejtori i Policisë) ?
4.A duhet të penalizohet dikush përse u mbajt në rradhët drejtuese të policisë në sektorë kyç dhe shumë të rëndësishëm një i dënuar për falsifikim dhe vjedhje?
5.A është i dënuar Dritan Xhindoli dhe për vepra të tjera penale nga vëndet të Bahkimit Evropian?
6.A duhet të mbaj dikush përgjegjësi për njollosjen e imazhit të Policisë së Shtetit në arenën ndërkombetare dhe në vendet e Europës?

Shpresojmë mos të jetë vonë për një përgjigje dhe për pergjegjësi!

Për çdo person që kapet për vjedhje biçiklete apo krime të rëndomta policia  me pompozitet iu shpall emrat dhe bën me dije detaje por në rastin në fjalë policia harroi të bënte një veprim të tillë. u mjaftua me një publikim  periferik tek faqja zyrtare e policisë me iniciale.

Ky material investigativ u hartua nga sosnews.al i mbështetur mbi dokumenta zyrtare dhe nga dëshmi të punonjësve të policisë, ministrisë së brendshme dhe autoriteteve italaine.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version