Gazetari Artan Hoxha ka folur për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit.
Hoxha tha se kjo valë arrestimesh ishte e vonuar, ndërsa pritshmëritë kanë qenë më të larta se emrat që u bënë publik tashmë.
Gazetari shtoi se SPAK më shumë ka kërkuar të gjejë prova të reja, për këtë janë bërë edhe kontrolle në disa ambiente.
Kurse gazetari Klodian Tomorri shkruan se po arrestohen kamarierët dhe hallexhinjtë.
“D.m.th SPAK-ut iu deshën dy vjet hetime për të nxjerrë urdhër-arrestet për kamarierët dhe hallexhinjtë e kompanive fantazmë ku shkarkonin faturat fiktive inceneratorët.
Po këta i kishte kapur Monika me kohë. Ah, po. Kanë vënë dhe nja dy punonjës të inceneratorëve dhe supervizorin. Po lopën kush e vodhi është çështja?” shkruan ai.

