Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në SPAK. Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar Dakon, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.
Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur 4 orë.
Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e SPAK ka shkuar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ndaj tij janë regjistruar disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkëlqejë në tendera.
Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtare te tjere te bashkise, për abuzim me nje tender prej 322 mln leke qe lidhet me Ujesjellesin e qytetit.

