Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Roshi është marrë në pyetje nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) për disa tendera të firmosur nga Roshi kur drejtonte bashkinë e Kavajës.
Roshi është marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni, pasi asokohe ka qenë ai personi që ka patur lidhjen kryesore me garat dhe tenderat që zhvilloheshin në këtë bashki. sosnews.al ka sjellë dhe pamje nga momenti i futjes dhe daljes së Roshit nga SPAK.
Veshur me pallto të zezë e me një çantë ‘Guçi’ në dorë, Roshi nuk pranoi të fliste për gazetarë. Ai i shmangu duke mbajtur përpara fytyrës një çadër.

