Ish-zyrtarja Alda Klosi është lënë në burg nga Gjykata e Apelit, duke mos pranuar kërkesën e saj për një masë më të butë sigurie, me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijët dhe nënën e sëmurë.

Edhe pse nuk ishte prezente vetë në seancën gjyqësore në ngarkim të saj, në fund të shyrtimit gjyqësor avokati i Klosit, Ilirjan Muho, teksa e cilësoi të paligjshëm ndalimin e klientes së tij, tha se ajo nuk mund të qëndrojë në burg gjatë kohës që i duhet prokurorisë për të hetuar deklarimet e pastrueses Rozeta Dobi.

“Ajo çfarë thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet dhe kjo nuk do të thotë që Alda Klosi të rrijë në burg deri sa të vërtetohen deklaratat e Rozeta Dobit”, tha avokati.

Pak ditë më parë Ish-zyrtarja Alda Klosi u mor në pyetje në ambientet e burgut të grave, për herë të parë që nga arrestimi i saj më 3 shkurt. Në deklaratën e saj Alda Klosi, para oficerëve gjyqësorë, Klosi i qëndron dëshmive të para, duke thënë se i janë zhdukur vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë që ia kishte lënë xhaxhai i saj për arredimin e një banese.

Ndërkohë pjesa tjetër e parave prej 405 mijë eurove që u gjetën në tubin e aspirimit të Rozeta Dobit vijojnë të mbeten pa pronar, për shkak se Klosi ka mohuar të jenë të saj.

Por këto deklarime të Klosit bien në kontradiktë me dëshminë e Rozeta Dobit, e cila ka thënë se paratë i ka marrë në banesat e Alda Klosit, në bashkëpunim të kësaj të fundit.

Pak ditë më parë, ish-zyrtares iu sekuestrua një apartament dhe një garazhd, ndërsa ajo përballet me akuzat e pastrimit të parave, fshehje te pasurisë dhe deklarimeve të rreme para Oficerëve të policisë Gjyqësore.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version