Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për zëvendës drejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prill të vitit 2021.

Gazetari i Panorama Tv, Aldo Kozarja raporton se gjykata vendosi të zbusë masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për dy drejtuesit.

Dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Sipas prokurorisë ata kanë dhënë dëshmi të rreme për vrasjen që tronditi vendin 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version