Një 29- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ishte në kërkim për trafik droge. Mediat lokale bëjnë me dije se policia ka rënë në gjurmët e shqiptarit duke e ndjekur atë përmes orë elektronike që mbante në dorë. Sipas hetimeve, shqiptari ishte parë duke lëvizur nëpër qytet, në shtëpinë e miqve të tij, ku edhe u arrestua.
29- vjeçari i cili banonte në kryqytetin Ciociara, i akuzuar tashmë për krime të lidhura me drogën do të qëndrojë paraprakisht në ‘arrest shtëpie’ deri në një hetim të plotë të rastit nga policia dhe grupet hetimore. Për arsye hetimore, identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende me dije.

