ryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të kthehet në Tiranë, pas përfundimit të Kongresit të Berlinit. Këtë e ka bërë të ditur teksa ka ndarë një foto me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin. Rama deklaron se sapo të kthehet në Tiranë do të nisë përgatitjet e fundit për dialog në lidhje me Bashkitë e Shqipërisë. Ai shton se do të diskutojnë për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm.

POSTIMI I RAMËS:
*Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë #TëBashkuarJoTëNdarë????; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë?

