Rozeta Dobi mësohet se ka pranuar akuzën për grabitjen e banesës së zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi, ndërsa djali i saj, Havier Dobi nuk ka dhënë një dëshmi të plotë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Ndërkohë grupi hetimor ka dyshime se ajo ka vjedhur edhe në banesa të tjera ku punonte si pastruese. Sipas informacioneve, Rozeta Dobi punonte në mbi 10 banesa si pastruese dhe shumica ishte e zyrtarëve të lartë.
Raportohet se 49-vjeçarja ishte nën hetim prej 5 muajsh e dyshuar për vjedhjen e banesës së një shtetaseje shqiptaro-amerikaneje.
Më pas ka nisur hetimet ndaj saj pas denoncimit të Alda Klosit, më 15 dhjetor për grabitjen e një shumë prej 120 mijë euro.
Nënë e bir kishin inskenuar sikur banesa ishte grabitur nga persona të tjerë, madje as vetë ish-këshilltarja e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nuk ka dyshuar, por janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.

