Aubagne FC ka bërë një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter, në të cilën ka raportuar vdekjen e Adel Santana Mendy. Futbollisti i ri, i cili ishte vetëm 22 vjeç, është qëlluar për vdekje në lagjen 14 të Marsejës, siç mësohet nga media franceze ‘BFMTV’.

“BFM Marseille” ka raportuar se i riu është goditur dy herë dhe përkundër ndihmës mjekësore, shërbimet e urgjencës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta ringjallur. Në vendin ku kanë ndodhur ngjarja, janë gjetur 27 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Nuk dihen shkaqet dhe agresorët.

Klubi i kushtoi disa fjalë lojtarit pasi mësoi për vdekjen e tij: “Me pikëllim të madh AFC mësoi për vdekjen tragjike të Adel Santana Mendy. Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të mbetet përgjithmonë njëri prej nesh”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version