Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pas protestës së sotme nisi marshimin drejt Parlamentit, Por fillimisht u ndal te Ministria e Brendshme ku i ka kërkuar Ministrit Bledi Çuçi që të dorëhiqet.
Pas Ministrisë së Brendshme, Berisha u ndal te godina e Bashkisë së Tiranës ku akuzoi kryebashkiakun për aferën e inceneratorëve. Dhe më pas u ndal dhe te selia e Partisë Socialiste, ku nga aty u kërkoi atyre që të distancohen nga Rama.
Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

