As një, as dy, por njëmbëdhjetë kilogramë heroinë janë gjetur nga agjentët e Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut në… Korydallos! Por si u gjendën nga Selaniku jashtë shtëpisë së një 26-vjeçari shqiptar?
Sipas mediave greke, një person i kishte informuar se “Alexis” merrej me heroinë dhe kanabis. Menjëherë u organizua një operacion dhe i riu u arrestua sapo doli nga shtëpia. Gjatë kontrollit nga Policia, u gjetën pakot me drogë të fshehura në shkurre. Nëse droga do të shitej në treg do të arrinte fitimin e 300 mijë eurove.
I riu thuhet se pranoi se ishte përdorues i kanabisit, por nuk dinte asgjë për heroinën.
“Nuk kam asnjë lidhje me heroinën që më është gjetur përreth shtëpisë. Nuk është e imja dhe nuk e di se si ka përfunduar atje. Ky vend i veçantë ndodhet jashtë oborrit të shtëpisë sime dhe mund të aksesohet nga kushdo. Dyshoj se mund të jetë vendosur në atë vend të caktuar nga njerëz të tjerë me të cilët kam mosmarrëveshje personale dhe që dëshirojnë të më dëmtojnë. Nuk dua të përmend askënd, pasi nuk kam prova kundër një personi të caktuar dhe për më tepër kam frikë për integritetin tim fizik”.
Mirëpo, në gjykatën e Pireut, vendimi i hetuesit dhe prokurorit për të mos arrestuar të riun, ka qenë temë diskutimi mes avokatëve të ndryshëm, të cilët kanë kërkuar të dinë arsyetimin e funksionarëve të drejtësisë./Zougla

