Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga autoritetet greke në Aigaleo si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Nga operacioni i policisë greke, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 122 kg marijuanë, 17 kg kokainë, dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarak, 3 celularë dhe 2 automjete.

Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve. Mediat greke raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kapte vlerën e 820 mijë eurove.

Një nga shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është prangosur edhe më parë për trafik droge.

Ai e mbante lëndën narkotike në një lokal dhe shpeshherë e transferonte në banesën ku iu gjet. I arrestuari tjetër është kushëriri i 45-vjeçarit, i cili rezulton pa precedent të mëparshëm penal.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dy shqiptarëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version