Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Alda Klosi, këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, të cilës ju vodhën një sasi e madhe parashë nga pastruesja e saj, është denoncuar 9 muaj më parë nga gazetari i ndjerë, Kastriot Myftaraj, si e përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Berisha tha se pavarësisht denoncimeve të gazetarit, ajo mbrohej nga Skapi i partisë (siç etiketon ai SPAK), sepse sipas Berishës lidhjet e saj shkojnë direkt me bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së inceneratorëve.
Reagimi i Berishës:
Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek.
Por ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj.! sb

