Ervis Martinaj kërkohej nga kundërshtarët e tij që të zhdukej. Kjo nuk ishte më sekret. “Inside Story” ka zbardhur ekskluzivisht disa biseda që janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta. Megjithatë po hetohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”
Hetuesit kanë dyshime se komunikime të tilla mund të jenë edhe të fabrikuara për të bërë sa më të besueshme pistën e një rrëmbimi të mundshëm. Sipas “Inside Story”, Policia dyshon se Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës, por pikërisht aty mendohet se është “shitur” te grupet rivale. Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.
“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.
Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor. Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.
“Ka festuar se i kanë nis fotot”.
Tashmë, çështja ka kaluar në SPAK nisur nga profili i të shumëkërkuarit Martinaj dhe dyshimet se mund të jemi para një ngjarje në kaudër të grupit të strukturuar kriminal siç del nga transkriptet e disa bisedave.

