Japonia do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të re financiare me vlerë 5.5 miliardë dollarë, bëri me dije kryeministri Fumio Kishida, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus. Presidenti i këtij viti i Grupit të Shtatë, i është bashkuar fuqive perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.
Kryeministrti njofton se ka ofruar Ukrainës mbështetje financiare me vlerë 600 milionë dollarë së bashku me qindra milionë dollarë ndihmë urgjente humanitare. Por ekziston ende nevoja për të ndihmuar njerëzit, mjetet e jetesës së të cilëve janë shkatërruar nga lufta, dhe për të rivendosur infrastrukturën e shkatërruar, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne kemi vendosur të ofrojmë mbështetje financiare shtesë prej 5.5 miliardë dollarësh”, tha kryeministri.
Udhëheqësit e G7 do të takohen personalisht në Hiroshima në maj. Që nga fillimi i pushtimit të presidentit rus Vladimir Putin, Japonia ka ndërmarrë gjithashtu hapat e rrallë të dërgimit të pajisjeve mbrojtëse dhe ofrimin e strehimit për ata që ikin nga konflikti. Vendi ka një kushtetutë pacifiste të pasluftës, e cila kufizon kapacitetin e tij ushtarak në masat gjoja mbrojtëse. Njoftimet e Kishida erdhën pasi Presidenti i SHBA Joe Biden, në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, premtoi rritje të dërgesave të armëve për Ukrainën.

