Për të disatën herë, pedagogët do të dalin sot në protestë për të kërkuar sërish rritjen e pagave dhe plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria.

Në orën 11:00, pedagogët do të mblidhen në sheshin tek Korpusi Universitar. Sot shënohet dhe java e dytë e bojkotit të mësimit në universiteve, që nga fillimi i vitit akademik.

Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi deklaroi të shtunën, më 21 tetor ka deklaruar se sot protesta do të jetë më masive. Kovaçi githashtu ftoi studentët që t’i bashkoheshin protestës së pedagogëve me një listë kërkesash që ata kishin.

Pedagogët kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version