Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Andrei Rudenko ka thënë se Ukraina është ajo që po pengon zhvillimin e negociatave.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se Rudenko theksoi që Ukraina kishte miratuar një ligj që ndalonte bisedimet mes dy shteteve.

“Nuk ka asnjë parakusht nga ana jonë, përveç kushtit kryesor – që Ukraina të tregojë vullnet të mirë. Ne gjithmonë kemi deklaruar gatishmërinë tonë për negociata të tilla, të cilat u ndërprenë jo për fajin tonë”, tha ai.

Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, ndërkohë që në 2014 aneksoi Krimenë, një territor deri atëherë ukrainas.

Kjo nuk është lëvizja e vetme e Kremlinit, pasi në shtator, Federata Ruse deklaroi se kishte aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version