Beteja ligjore e profilit të lartë të Johnny Depp me Amber Heard ka marrë fund, me aktorin që u shpall i pafajshëm pasi ish-gruaja e tij e akuzoi për abuzim fizik, psikologjik dhe verbal. Ish-çifti përfundimisht arriti një marrëveshje, me yllin e “Pirates of the Caribbean”, avokatët e tyre ranë dakord që kompania e sigurimeve të Heard do t’i paguante Depp-it 1 milion dollarë për të zgjidhur çështjen.
Avokatët e Johnny Depp kanë lëshuar një deklaratë ku zbulojnë se çfarë synon të bëjë aktori me paratë. Para marrjes së vendimit përfundimtar, ai e kishte bërë të qartë se nuk i interesonte shpërblimi që do të merrte, por nxjerrja në dritë e së vërtetës. Madje, ai kishte “premtuar” se paratë që do të merrte do t’i caktonte për donacione. E kështu ka bërë…
Paratë u shpërndanë në Fondacionin e Spitalit të Fëmijëve në Perth, Fondacionin e Fëmijëve të Spitalit të Great Ormond Street, Koalicionin e gjurmëve dhe së fundi, Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos.

