7 fitore radhazi, 7 ndeshje pa pësuar gol, Juve vijon me hapa të sigurt ringitjen në Serie A, për momentin ndodhen në vendin e tretë, në kuotën e 34 pikëve, minus 7 në raport me Napolin kryesues.
Përballë Cremonese, ekipi i Allegrit vuajti jo pak, kjo sigurisht e kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta teksa vijon të bëjë llogaritë pa disa titullarë të rëndësishëm si Vlahovic, Pogba, Di Maria e shumë të tjerë. Cremonese ishte e pafat në këtë përballje me “Zonjën e Vjetër” teksa ju anulua një gol, ndërsa goditën edhe dy herë shtyllën pingule.
Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 91-të, Milik ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke i dhuruar Juves një tre pikësh të artë:

E dinim vështirësinë dhe rëndësinë e kësaj sfide, ishte një fitore e bukur. Kisha lojtarë të rëndësishëm në pankinë, Chiesa dhe dhe Paredes u futën mirë në lojë. Di Maria? Ka nisur stërvitjen, por duhet të jetë mirë pasi është një lojtarë i jashtëzakonshëm. Në këto 5 muaj do të na duhen të gjithë. Merkato? Kemi një grup shumë të rëndësishëm, kur kemi pasur probleme kanë dalë në pah lojtarët e rinj. Numerikisht jemi në rregull, jemi mirë kështu”, u shpreh ndër të tjera Allegri pas ndeshjes.

