Sipas Fabrizio Romano, Juventusi është pro për largimin e Dushan Vlahovic, nëse oferta e duhur do të arrijë në zyrat e skuadrës torineze.
Sulmuesi serb është një nga katër opsionet e Paris Saint-Germain për të forcuar linjën e tyre të sulmit dhe është në listën e ngushtë të Chelsea dhe Bayern Munich.
Sulmuesi 23-vjeçar serb mbërriti në Torino në janar 2022 nga Fiorentina, e cila përfitoi rreth 80 milionë euro në arkat e saj, ndërkohë që sulmuesi ka bërë 63 ndeshje me 23 gola dhe gjashtë asistime.


