Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot lidhur me pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e  Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Gjatë seancës së sotme, Apeli nuk e legjitimoi avokatin për pasuritë në emër të Ervis Martinajt, me argumentin se avokati nuk kishte një prokurë të posaçme nga Martinaj, por nga familjarët e tij, ndërkohë që vetë “subjekti” rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version dhe i vetmi që ndodhet në burg është Jeton Lami, një ish-efektiv që i kishte shërbyer si troprojë e shofer. 

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

Aksionet e KING KASINO, ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION”, në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX”, ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku

aksioner është 100% V.K

Një automjet ‘Smart’, modeli ‘Passion’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Land Rover’, modeli ‘Discovery’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Mercedez-Benz’, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet ‘Fiat’, modeli ‘Fiesta’, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version