Një grabitës shqiptar i shpallur në kërkim nga Franca është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se, burri me origjinë nga Shqipëria ishte zhvendosur në Castellarano të Italisë, ku u arrestua dje nga karabinierët e njësisë hetimore të Komandës Provinciale të Reggio Emilia.
Hajduti ‘akrobat’ ndiqej nga një urdhër-arresti evropian i lëshuar më 11 janar nga Franca dhe tani duhet të vuajë dënimin e vendosur ndaj tij për një duzinë vjedhjesh të kryera në vitin 2014. Hetimet tregojnë se ai mundi të ngjitej në katet më të larta, duke u kavavjerrë dhe kështu arriti të kryente dhjetëra vjedhje në banesa.

