Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka qëndroi për gati 1 orë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deputeti u tha gazetarëve se ai është thirrur në lidhje me kallëzimin për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai paralajmëroi se do shihet më shpesh në dyert e SPAK për të denoncuar atë që ai quan ‘aferat e Qeverisë’.

Flamur Noka: Erdhëm për të denoncuar aktivitetin antiligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorën, të cilët sipas informacioneve tona, përdorën paratë tërmetit. Detyra jonë është të denoncojmë farsën elektorale.

Pyetje: Keni kallëzime të tjera?

Noka: Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Pyetje: Janë regjistruar si procedime?

Noka: Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë ndikim politik. Ne do vazhdojmë të akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë

Kjo është hera e dytë që Noka paraqitet në SPAK përgjatë këtij viti. Më 23 Maj, deputeti i Partisë Demokratike qëndroi brenda godinës për gati 40 minuta dhe më pas sqaroi edhe për mediat e pranishme arsyet se përse ishte thirrur për të dëshmuar në SPAK. Noka tha se dha sqarime për disa kallëzime që ka bërë para zgjedhjeve të 14 Majit, kallëzime të bëra në lidhje me krimet zgjedhore; njëri në lidhje me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi dhe lidhur me aplikacionin e përdorur nga Partia Socialiste, Aktivisti.

Noka deklaroi se kryetarja e Bashkisë Roskovec ka shantazhuar qytetarët duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kallëzimin e ka depozituar pas disa audiopërgjimeve që u publikuan nga emisionit “Piranjat”, ku vetë Bufi e pranoi presionin që po ushtronte mbi qytetarët sepse kishin dalë në mbështetje të Sali Berishës.

Ndërsa aplikacioni “Aktiv1sti” u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version