Ish kryeministri Sali Berisha komentoi padinë në SPAK nga socialistët për protestën e 21 Janarit ku mbetën katër të vrarë në bulevard.

Berisha u shpreh se njeriu direkt përgjegjës për këtë ngjarje është vetë Edi Rama.

“A ka mundësi të qëndrojmë te çështja më kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulesiut. Ai ka për detyrë të sillet si bodigard i Edi Ramës. Ai komenton veten. Njeriu direkt përgjegjës për atë që ndodhi, organizator kryesor është vetëm Edi Rama.

Kurrë nuk do i ndahet kjo akuzë. Nuk kam asnjë lloj. Jam njeri pa imunitet siç e dini. Si mundet mediat të heshtin para një skandali të përmasave transatlantike. A kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është t’i shërbejnë publikut jo ta rrethojnë me mure censure. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën”, deklaroi ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version