Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Meçollari është marrë në pyetje dhe ka dhënë shpjegime për denoncimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit. Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK, Mecollari tha se mes të paditurve është edhe Presidenti Bajram Begaj, në cilësinë e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm.

“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që  kam bërë që është padia në lidhja me bazën detare të Shëngjinit. Për këtë është ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj, ish-komandanti i forcës detare, Ilir Xhebexhia dhe ish komandanti i komandanti i policisë ushtarake Altin Kurti. Kanë lejuar ndërtimin në pronën e ushtrisë të një godine katër katëshe. Është presidenti që vendos për pronat e ushtrisë,”- tha Meçollari.

Pak ditë më parë, u mor në pyetje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, Xhaçka hodhi poshtë akuzat e ngritura dhe u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje ligji. Denoncimet e bëra ajo i konsideroi shpifje dhe tha se përgjigjen do ta marrin në përfundim të hetimeve. 

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version