Deklarata e Princit Harry se ka vrarë 25 talebanë gjatë misioneve në Afganistan, ka shkaktuar reagime të ashpra ndaj tij.
Një ish-marins i Mbretërisë së Bashkuar, Ben McBean me anë të një postimi në Tëitter e kritikon Harry-n për historinë e treguar në librin autobiografik “Spare”.
“Të dua Prince Harry, por tani duhet ta mbyllësh gojën. Kjo deklaratë e tij më bën të mendoj se ai nuk shoqërohet nga njerëzit e duhur. Në të kundërt, Harry nuk do të tregonte histori të tilla dhe dikush do i thoshte që të mos e bënte një gjë të tillë” – shkruan McBean në Twitter.

Në anën tjetër, një deputet konservator tha për Daily Mail: Pyes veten se pse po bën deklarata të tilla. Ushtarët e vërtetë priren që të mos tregojnë gjëra të tilla. Ushtarët që njoh nuk mburren me këto histori, në të kundërt ata pendohen që janë detyruar të vepronin në atë mënyrë.
Koloneli Stewart, i cili u nderua me Urdhrin e Shërbimit të Shquar pas shtatë turneve në Irlandën e Veriut dhe udhëheqjes së forcave të OKB-së në Bosnje, vazhdoi: “Është gjithashtu mjaft e trishtueshme që një njeri që ka pasur të gjitha këto avantazhe në jetë duket kaq i qëllimshëm për të shkatërruar veten dhe monarkinë.
“Ndihem shumë i trishtuar për Mbretin. Sepse Mbreti është një njeri i mirë. E kam takuar disa herë, ka qenë koloneli im. Ai është një njeri shumë i ndjeshëm dhe i denjë dhe kjo do ta dëmtojë shumë atë. Unë mendoj se është shumë e trishtueshme sepse kaq shumë njerëz nuk kanë pasur shanset e Princit Harry në jetë dhe e gjithë kjo duket të jetë paksa tragjike.
Media “The Telegraph” publikoi historinë e Princit Harry që ai e kishte përfshirë në librin e tij “Spare”, e cila është botuar vetëm në gjuhën spanjolle në shtetin iberik.