E nëse Kamza është pushtuar në çdo cep të saj nga plehrat, ndryshe ndodh në rrugën “Ramadan Citaku”  ku jeton kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Në një inspektim të SOS NEWS segmenti në hyrje të Kamzës fare pranë shtëpisë së kryebashkiakut Xhelal Mziu pastrohet rregullisht nga Bashkia.

Nga ky pastrim i mbetjeve kryesisht për Mziun, kanë përfituar dhe dhjetra familje të tjera por ndryshe flitet për  mijëra familje të Kamzës të cilat nuk kanë vend se ku të hedhin plehrat.

Disa prej plehrave digjen rregullisht  nëpër kazane në rrugët kryesore duke shkaktuar kështu një situatë alarmante për sa i përket përpunimit dhe eleminimit të mbetjeve urbane. sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version