Vetëm 7 kilometra larg nga kryeqyteti, në veriperëndim të tij, shfaqet një gjigand vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz.
Sa e re e në zhvillim aq dhe e rëndësishme për vetë pozicionin strategjik pranë metropolit shqiptar , Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit por që po rrit nën gji një sëmundje kancerogjene. Plehrat..
Kamza është bashkia e 5-të më e madhe në vend, por mbeturinat urbane po I zënë vendin cdo sipërfaqeje të saj.

SOSNEWS.AL sjell një vëzhgim ekskluziv mbi situatën alarmante në qytetin me 200 mijë banorë.
Mjafton të përshkruash disa prej akseve kryesore dhe lehtësisht të bien në sy grumbuj mbeturinash urbane që zënë trotuare, hapsira publike madje dhe vijat e bardha për kalimin e qytetarëve.
Pirgjet e mbeturinave janë lënë nga qytetarët buzë çdo rruge, kjo dhe si shenjë proteste për shërbimin e bashkisë, mjetet e së cilës prej kohësh nuk vijnë të mbledhin mbetjet.
Situata aktuale i ngjan një ‘ masakre ’ mjedisore ku kutërbojnë aromat e plehrave.
Kamza sot i ngjason , për të mos thënë është kopje e Napolit të disa viteve më parë , ku keq administrimi dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e zyrtarëve të pushtetit lokal, çoi në kaos qytetin që rrezikoi të kthehet në një ‘super landfill’.
E pra sot në Kamëz bashkia për arsye ende të pashpjegueshme nuk ka një zgjidhje për situatën e krijuar.
Zyrtarë të Bashkisë bëjnë me dije se landfilli pranë Urës së Tapizës ku janë depozituar më herët plehrat dhe mbetjet urbane të qytetit është tejmbushur dhe për këtë arsye ndodhemi në këtë situatë kolapsi./ sosnews.com