Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka dalë hapur kundër kandidatit të opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit.
Ditën e sotme, Idrizi ka ironizuar Belerin me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto ku shkruan se flamuri pas shpinës së Belerit nuk simbolizon shqiponjën por vetullat e këtij të fundit.
“Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit”, shkruan Idrizi.
Pak ditë më parë, Idrizi u shpreh se Beleri është i dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkëpisë dhe si i tillë, nuk do të ketë mbështetjen politike të PDIU në zgjedhjet e 14 majit.
“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare”, tha Idrizi.

