Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se vlerëson propozimet e PD-së për kandidaturat e avokatit të popullit. Ai u pyet nga gazetarja se PD ka një të favorizuar nga kandidaturat, mirëpo Balla nuk shtoi më shumë veçse i vlerëson ato që janë propozuar.
Pyetja: Kur do coni emrin e avokatit?
Balla: Nuk kemi pasur sot diskutim. Kemi marrë në vlerësim të dyja propozimet, një grup pune në kuadër të kryesisë do bëjë një raport dhe sa më shpejt me një përmbledhje do ta shtrojmë për diskutim për secilën nga kandidaturat. Ne do vlerësojmë kandidaturat e PD
Pyetja: Braho është i preferuari i PD
Balla; Dhe unë nga mediat janë njohur nga ky propozim. Jam njohur me 2 propozime, nuk e përjashtoj që ne të shprehemi për të dyja propozimet.

