Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Ogiçi, 58-vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
58-vjeçari u ndalua nga uniformat blu pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestruan rreth 100 fara kanabisi sativa si dhe municion luftarak.
Materialet në ngarkim të tij i kalon prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak:, thuhet në njoftimin e policisë.

