Kapet në Kakavijë shqiptari që kërkohej nga Italia
KAKAVIJË
Kapet në Kakavijë një shqiptar i kërkuar nga autoritetet italiane. Shqiptari u ndalua dje pasdite nga pala greke, nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit, Janinë. Shqiptari tentoi të hynte në Greqi, ishte i kërkuar me urdhër europian arresti për çështje droge.

