Sapo është tronditur toka në Madrid, “Topi i Artë” iku! Prej dy ditësh, muzika e vogël që lajmëronte largimin e Karim Benzemës në Arabinë Saudite, vetëm sa ka pritur për t’u kthyer në pistën kryesore për të ardhmen e francezit, që ende nuk e kishte bërë ‘de jure’ ndarjen me ‘los blancos’.
Më në fund, Real Madrid sapo ka shpallur fundin e historisë së tij me “Merengue”. Një histori që filloi në vitin 2009, duke pare sulmuesin të marrë pjesë në 647 ndeshje për 353 gola dhe 165 asistime, duke përfshirë pesë herë fitimin e Champions League.
“Real Madrid CF dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t’i japin fund periudhës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme, si lojtar për klubin tonë. Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë e tyre ndaj dikujt që tashmë është një nga legjendat tona më të mëdha.
Madridistët dhe të gjithë tifozët në mbarë botën shijuan futbollin e tij magjik dhe unik, i cili e bëri atë një nga mitet e mëdha të klubit tonë dhe një nga legjendat e mëdha të futbollit botëror.
Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij.
Të martën e ardhshme, më 6 qershor, në orën 12:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional homazhi dhe lamtumire për Karim Benzema, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez,”- thuhet në njoftimin për shtyp të Real Madridit.


