Për të dytën herë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e kryedemokratit Sali Berishën.

KAS rrëzoi kërkesën e Berishës që regjistrimi në zgjedhjet lokale të 14 majit, të mos bëhet me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komananduar. Sipas përfaqësuesve të Berishës, KQZ duhet të priste vendimin final të Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e PD së Alibeajt, pasi kështu rrezikojnë kolalicionin e tyre me Partinë E lirisë.

Përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj theksoi se kryekomisioneri duhej të priste derisa vendimi të merrte formë të prerë dhe t’i kalonte të gjithë hapat. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjori i PD-së së Alibeajt, tha se vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së ishte detyrues dhe nuk mund të zhbëhet.

Por pritet që çdo diskutim të marrë fund të hënën, ditë kur pritet që Kolegji Zgjedhor të vendosë nëse do të pranojë vendimin e KAS që PD të përfaqësohet në zgjedhje me Enkelejd Alibeajn apo nëse do pranojë kërkesën e Berishës.

Praktikisht fati i zgjedhjeve dhe forcës më të madhe opozitare në vend, është në duart e trupës me 5 gjyqtare: Blerona Hasa (relatore), Manjola Xhaxho, Emona Muҫi, Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka. Pritet vendimi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version