Brazili mposht 2-0 Serbinë dhe e nis aventurën në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas një pjese të parë me pak emocione, Seleçao rrit ritmin në të dytën dhe skenën e merr Richarlison, lojtari që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62′.
Realizimi tulati serbët të cilët e kishin të vështirë të organizoheshin dhe në minutën e 74′ Richarlison do të realizonte të dytin me një gjysmë rroveshatë. Një fitore që e ngjit Brazilin në vendin e parë në Grupin G së bashku me Zvicrën.

