Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë humor me pyetjen e gazetarit nëse ka frikë për një arrestim të mundshëm të firmosur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Në fjalën e tij, Meta bëri ironi edhe me pyetjen nëse mendonte se SPAK kishte ndikim politik, duke lënë të kuptohet se e pohonte. Në fund, i bëri bisht pyetjes nëse kishte besim tek struktura e drejtësisë.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Gjithçka është një mashtrim ordiner dhe më vjen keq që harxhohet kohë me gjëra të tilla, ndërkohë që këtu janë mal çështjet. Unë nuk ndaloj askënd që të bëjë pyetje dhe i ftoj që t’i publikojnë të gjitha pyetjet dhe përgjigjet.

Ngrini dyshime se SPAK ka ndikim politik?

Ju e dini se kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta tek SPAK, janë dhënë nga Kongresi i partisë. Ilir MEta ëhstë i hapur dhe transparent dhe mezi presim për ato firmat fët e fët, të ketë akte dhe veprime konkrete edhe për gjithë ato çështje aq të rënda që e kanë bërë Shqipërinë që të jetë më i korruptuari në Europë. Gjithçka që është kjo çështje nuk ka lidhje me Ilir Metën, nuk është bërë në kohën që Meta ka qenë ministër. Ne e kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer.

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?

Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e miapër korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd. 

A keni besim te SPAK?

Faleminderit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version