Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar çështjen e Arben Ahmetaj para mediave, pasi doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi, është shprehur pas përfundimit të mbledhjes së maxhoranca mori vendimin pa votim në Këshill për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. Në fjalën e tij para mediave, Bardhi tha se i ka pyetur vetë avokatët e Ahmetajt nëse kanë pretendime se kryeministri Edi Rama po bën ndaj klientit të tyre një gjyq politik. Ndërsa theksoi se edhe maxhoranca pyeti kreun e SPAK, Altin Dumanin nëse kishte pasur presion nga qeveria për dosjen që kishte dorëzuar në Kuvend. Po ashtu, në fund, Bardhi premtoi se kishte parë në dosje edhe emra të tjerë “VIP”, që sipas tij, do të mund të formonin në burg një grup të tërë paralamentar. Por nuk përmendi asnjë emër tjetër.
“Nuk morëm përgjigje nga kreu i SPAK as për Ramën dhe as për Veliajn. Pyetjet tona kishin të bënin në motivimin politik të kërkesës, për njërin kërkohet arrestim; ndërsa për tjetrin nuk ka formalizim të hetimeve. Prandaj bëmë këtë pyetje. Nuk morëm përgjigje. Nuk morëm përgjigje as lidhur me vilën e Ahmetaj, pretedimi i SPAK është që e ka marrë nga Edmond Begaj. E kam pyetur nëse është dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe. Nuk kemi marrë përgjigje. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e Ahmetajt. Nuk do të bëjmë gjyq, por unë konkretisht i kam pyetur nëse kanë apo jo informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimet në SPAK. Avokatët nuk kanë konfirmuar se ka një presion nga Edi Rama ndaj Ahmetajt. Nuk e di çfarë sqarime të kohëve shtesë kanë nevojë. Nga maxhoranca kishte vetëm dy pyetje, nëse ka pasur presion nga shteti dhe nëse plotësoheshin kriteres për të aplikuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Të dyja këto çështje nuk kanë lidhje me këshillin e rregullores. Ahmetaj duhet të ishte nbë burg ëq në 2020 kur PD dhe unë kemi depozituar kallëzimin penal në SPAK. Ka marrë 3 vite kohë. Ka qenë një hetim i thelluar dhe i përgëzoj. Standad që duhet të aplikohet ndaj çdo zyrtari publik. A kishte emra të tjerë VIP? Më shumë sesa numri i nevojshëm për të formuar një grup parlamentar. “
FJALA E PLOTË:
Mbledhja e Këshillit filloi me një kërkesë që të ishte e hapur për mediat dhe opinionin publik. SPAK kishte kërkesë për të ruajtur sekretin hetimor. Sipas Kushtetutës, duhet të vendosë Këshilli, maxhoranca e mori vendimin pa votim. Diskutimet e SPAK nuk kishte asnjë informacion shtesë. Kërkesa është publike prandaj iu dha kohë Ahmetaj për t’u larguar nga Shqipëria. Nuk kam pasur një konfirmim nga SPAK, ndaj dhe nuk dua që të aludoj për vendndodhjen e tij. Largimi i tij u konfirmua nga avokatët e tij. Avokatët e dinin që nuk kishte ikur për t’u arratisur por nuk e dinin se ku ishte. Do shtyhet autorizimi javën që vjen. Kjo është një ndihmë dhe mbështetje që maxhoranca i jep Ahmetaj për t’u fshehur nga drejtësia. U konfirmua se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Duhet të jeni të qartë se mes ditës së kërkesës së SPAK kanë kaluar 3-4 ditë që Ahmetaj të largohej nga Shqipëria.
Nuk morëm përgjigje nga kreu i SPAK as për Ramën dhe as për Veliajn. Pyetjet tona kishin të bënin në motivimin politik të kërkesës, për njërin kërkohet arrestim; ndërsa për tjetrin nuk ka formalizim të hetimeve. Prandaj bëmë këtë pyetje. Nuk morëm përgjigje. Nuk morëm përgjigje as lidhur me vilën e Ahmetaj, pretedimi i SPAK është që e ka marrë nga Edmond Begaj. E kam pyetur nëse është dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe. Nuk kemi marrë përgjigje. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e Ahmetajt. Nuk do të bëjmë gjyq, por unë konkretisht i kam pyetur nëse kanë apo jo informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimet në SPAK. Avokatët nuk kanë konfirmuar se ka një presion nga Edi Rama ndaj Ahmetajt. Nuk e di çfarë sqarime të kohëve shtesë kanë nevojë. E gjitha kjo vonesë është një vonesë që nuk ka ndodhur në raste të tjera. Për zotin Tahiri kërkesa ka ardhur në datën 19, më 20 e ka marrë këshilli, më 21 ka përfunduar e gjithë procedura. Po të mos jepnin “ok” për lëshimin e mandatit do të ishte çmenduri. Faktet janë shteruese, nuk ka asnjë aryse pse Kuvendit duhet të japë mosdhënien e autorizimit. Nga maxhoranca kishte vetëm dy pyetje, nëse ka pasur presion nga shteti dhe nëse plotësoheshin kriteres për të aplikuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Të dyja këto çështje nuk kanë lidhje me këshillin e rregullores. Ahmetaj duhet të ishte nbë burg ëq në 2020 kur PD dhe unë kemi depozituar kallëzimin penal në SPAK. Ka marrë 3 vite kohë. Ka qenë një hetim i thelluar dhe i përgëzoj. Standad që duhet të aplikohet ndaj çdo zyrtari publik. A kishte emra të tjerë VIP? Më shumë sesa numri i nevojshëm për të formuar një grup parlamentar.

