Deputetja e PD-së deklaroi sot në parlament se SPAK është kërcënuar për të mos hetuar aty ku duhet. Tabaku tha nga foltorja e parlamentit se ligji zbatohet për të dobëtin e jo të fortin dhe se askush s’duhet ta shantazhojë drejtësinë

Tabaku ka ngritur pyetjen gjatë fjalës së saj në parlament pse nuk diskutohen në seancë plenare shkaqet që i detyrojnë shqiptarët të largohen masivisht me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo deklaroi se afera e Inceneratorëve sot merr para nga buxheti i shtetit ndërsa drejtësia hesht edhe pse skandali është provuar me zë dhe figurë. Tabaku u shpreh se korrupsioni është thelluar akoma më shumë që kur është krijuar SPAK sepse qeveria flet me gjuhën e shantazhit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version