Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar qytetarët që të mos votojnë rivalët e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet lokale. Nga Elbasani, Rama kërcënimin e bërë e transmetoi në formë mesazhi, duke thënë se me kandidatët e zonës qorre, dhe iu referua koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Gjithashtu Rama shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta po e turpërojë Shqipërinë kudo në botë.
“E hoqa apendicitin, zorrën qorre u quaka. Tani duhet të heqim zorrën qorre të Shqipërisë në 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon dot të shkojmë përpara, por na pengon që të shkojmë shumë më shpejt përpara. Dhe ashtu siç është, na turpëron të gjithëve. Zorra qorre te Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat këtu që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, Xhikja, që e njohin të gjithë shqiptarët. Ne kemi vendosur që mos të kemi në këtë fazë të fushatës tribuna. Gjatësia ime më ndihmon pak, se Damiani nuk pa asgjë kur foli. Një mesazh kam unë. E kam shumë të thjeshtë dhe shumë të qartë. Me kandidatët e zorrës qorre që largqoftë dikush, diku, i çon në zyrën e bashkisë nuk ka bashkëpunim. Nuk ka. Nuk ka se si të ketë. Nuk ka sesi të ketë sepse arsyeja pse ata janë vendosur këtu, atje, atje,” tha Rama.
Rama po ashtu i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës që kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të arrestimit të ish-ministrave dhe deputetëve socialist të përfshirë në afera të ndryshme.
“Thonë jo po shiko ça po bëhet po shkojnë ministra në burg dhe këta duhen hequr. Po pse? Që të vijnë ata që kur prokuroria nxirrte fletë arrest ii ruanin me polici në vend që të çonte policinë te ata”, tha Rama

