Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon ekstradimin e Gentian Funiqit. Ky i fundit u arrestua më 30 nëntor në Spanjë, pasi dyshohet si organizatori për pengmarrjen e Jan Prengës. SPAK ka nisur drejt Spanjës kërkesën për ekstradimin e Gentian Funiqit.
Në 17 Janar 2020 u rrëmbye në Kamëz Jan Prenga, i cili sipas gjykatës ka mbërritur i vdekur në ambientet e një resorit në Shijak, aty ku u mbajt për dosa orë dhe më pas turpit i tij u zhduk. SPAK ka nisur drejt Spanjës kërkesën për ekstradimin e Gentian Funiqit.

40-vjeçar, i cili mbante tre emra si Gentian Funiqi, Alias Gentjan Martini, Alias Festim Olomani, paraqiti dokumente të falsifikuara bullgare nën identitetin Rayko Ivanov. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”. Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës.
Ekstradimi i Gentian Funiqit është në dorë të drejtësisë Sanjolle. 49-vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve, sipas SPAK ai dyshohet se u rrëmbye pasi njëri prej vëllezërve të tij që jetonte në Britani të Madhe kishte vjedhur një sasi të madhe kokaine grupit të Dritan Rexhepit dhe Gentian Funiqit. Për zhdukjen e Jan Prengës është dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdili.

