Komisioni Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e bërë më herët nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE, si kusht për të dhënë dritën jeshile për Suedinë që t’i bashkohet NATO-s. Zëvendës-zëdhënëse kryesore e Komisioni Evropian tha se të dyja çështjet janë të ndara, shkruajnë mediat e huaja.
“Bashkimi Evropian ka një proces shumë të strukturuar të zgjerimit, me një sërë hapash shumë, shumë të qartë që duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet kandidate dhe madje edhe nga ato që dëshirojnë të bëhen vende kandidate,” Dana Spinant, zëvendës-zëdhënëse kryesore e Komisioni Evropian.
Në fjalimin e mbajtur mëngjesin e kësaj të hëne, Erdogan bëri një lidhje të drejtpërdrejtë midis ofertës së Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën vendi i tij vazhdon ta bllokojë, dhe kandidaturës së gjatë të Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, i cili ka qenë efektiv, ngecje që nga viti 2018.

