Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri disa ditë më parë, lidhur me zëvendësimin e masës së tij. Më 14 qershor përmes avokatëve të tij Beleri kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra.
Edhe pse në pranga, Beleri rriti të fitonte zgjedhjet në Himarë me një diferencë të vogël votash dhe pak javë më parë KQZ i dha mandatin.

