Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u la ditën e sotme në ‘arrest me burg’. Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë për Dakon dhe të akuzuarit e tjerë. Dako nuk ishte i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët.
Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. Bashkë me Dakon u lëshuar 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

