Biznesmeni 67-vjeçar nga Saranda, Pando Papuci i cili prej një viti është në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri. Vendimi është marrë më 23 mars, nga gjykatësi Fatmir Ndreu, i cili ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuciut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë në 21 shkurt të një viti më parë.

Kjo kërkesë e biznesmenit, është refuzuar pas plot 7 seancash, 4 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars.

Papuci u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish Drejtoresha e IVMT në Bashkinë Sarandë për shpërdorim detyre ndërkohë që Papuci u akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7 katësh.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version