Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e prokurores Rovena Gashit kundër kryeprokurores Arta Marku.

Sipas gjykatës kërkësa e prokurores Gashi për pezullim nga detyra të kryeprokurores së përkohshme Marku është e pabazuar në ligj.

Padia ndaj kryeprokurores u bë pas shkarkimit të Rovena Gashit nga detyra e drejtores së njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Avokati mbrojtës i prokurores Gashi, Çlirim Gjata u shpreh për mediat se ai do të apelojë vendimin e Gjykatës Administrative pasi shkarkimi i prokurores Gashi ish bërë pa asnje motivacion dhe se kryeprokurorja e përkohshme nuk ka të drejtë të shkarkojë asnjë drejtoteshë pa motivacion.

Vendimi mund të apelohet brenda 5 ditëve, ndërsa më 31 janar, gjykata pritet të shqyrtojë në themel padinë e Gashit ndaj kryeprokurores.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version