Ashtu siç pritej,seanca do të vazhdojë punimet me dyer të mbyllura,pasi anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandateteve nuk i duken prova të mjaftueshme këto të paraqitura deri më tani nga prokuroria,të mjaftueshme për ti hequr mandatin deputetit Saimir Tahiri.
Prokuroria u shprehet se vetëm nëse seanca bëhet me dyer të mbyllura atëher do paraqiten prova të tjera,pasi çështja është në proces dhe nuk mund të përmënden emra përpara mediave.
Deputeti Saimir Tahiri gjatë kohës së tij për të folur,gjatë seancës pyeti prokurorët se pse nuk kanë filluar hetimin ndaj Habilajve kur ai denoncoi rastin se automjeti i tij mund të përdorej për trafik droge.
Prokurorët pjesëmarrës në mbledhje, thonë se nuk ka pasur asnjë referim nga policia e shtetit në lidhje me automjetin Audi A8, që më parë ishte në pronësi të Saimir Tahiri, e që ky i fundit, ia shiti kushërinjve të tij.
Më pas prokurorët refuzuan ti përgjigjesin pyetjeve të deputetit Tahiri.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version