Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i dyshuar se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh, ka kërkuar azil politik në vendin tonë.

Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai u ndalua në Rinas dhe u shoqërua për në polici.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie, në një banesë në Lundër, pasi u nxorr nga qelia për arsye shëndetësore.

Burime për Neës 24 bëjnë me dije se i dyshuari po tenton në këtë mënyrë të shmangë ekstradimin drejt Kinës.

Ai pretendon se atje mund të përndiqet dhe persekutohet nga regjimi.

Ndërkohë autoritetet e vendit tonë pritet të shqyrtojnë kërkesën e tij për azil dhe ajo do të bazohet në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Kujtojmë se dy shkallët e gjyqësorit kanë pranuar më herët kërkesën e Kinës për ekstradimin e tij.

Ndërkohë për ekstradimin e tij pritet edhe vendimi i Gjykatës së lartë, i cili me shumë gjasa do të ndikohet edhe nga lëvizjet e radhës të Chen, që kërkon azil në vendin tonë, por edhe nga vendimi i 9 qershorit të PE-së.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version