Një 25-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Klajdi Kerkapi është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata në Britani, pasi më 17 maj u kap duke punuar në një ‘fermë kanabisi’.
Sipas mediave britanike, Kerkapi u arretua më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në vendin e quajtur Durham. Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer. “Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur Kerkapi.
Në ambientin ku po kultivohej droga u gjetën 208 bimë të llojit kanabis dhe 210 euro. Sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.

