Dy të burgosur në Greqi kanë tentuar arratisjen nga burgu i Korydallos, por u ndaluan nga autoritetet.

Sipas mediave greke, oficerët e burgjeve kryen kontrolle në dy qelitë e të burgosurve. Ata zbuluan se të burgosurit kishin sharruar një pjesë të kangjellave të dritareve, si dhe kishin gërryer murin.

Ndërkohë në qelinë ngjitur tyre, policia gjeti një telefon celular, të cilën dyshohet se e përdornin të burgosurit që planifikuan arratisjen.

Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version